Princi saudit i kurorës takohet me kryeministrin e Indisë

Në takim janë trajtuar çështjet si marrëdhëniet bilaterale, rritja e bashkëpunimit në politikë, siguri, ekonomi, investime, bujqësi dhe energji

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është takuar me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi në Argjentinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, princi saudit i kurorës i cili gjendet në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për të marrë pjesë në Samitin G20, është takuar me kryeministrin indian, Modi.

Në takim janë trajtuar çështjet si marrëdhëniet bilaterale, rritja e bashkëpunimit në politikë, siguri, ekonomi, investime, bujqësi dhe energji.

Salman ishte në qendër të kritikave për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ndërsa para vizitës në Argjentinë ai kishte zhvilluar një turne në vendet arabe.