Princi saudit i kurorës Mohammad Bin Salman deklaroi se vendi i tij do të bashkëpunojë me Turqinë lidhur me rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Do të bashkëpunojmë me Turqinë për të zbuluar të vërtetën mbi vrasjen e Khashoggit”, tha princi saudit Salman gjatë adresimit të tij në panelin në kuadër të konferencës investuese që mbahet në Riad.
“Qeveritë e të dy vendeve do të demonstrojnë bashkëpunim në mënyrë që të ndëshkohen autorët e krimit”, shtoi ai.
Ai theksoi se ekzistojnë palë që dëshirojnë të fusin përçarje mes vendit të tij dhe Turqisë.
“Disa, duke përdorur këtë ngjarje të dhimbshme, dëshirojnë të fusin përçarje mes Arabisë Saudite dhe Turqisë. Atyre prej këtu dëshiroj t’u porosis: nuk do t’ia arrini derisa në Arabinë Saduite ekziston mbret me emrin Salman bin Abulaziz, princ i kurorës Mohammad Bin Salman dhe në Turqi presidenti Erdogan”, tha princi saudit Salman.
Në panelin e lartpërmendur u adresuan edhe princi i Bahreinit Salman bin Hamad bin Isa Al Khalifa dhe kryeministri i Libanit, Saad Hariri.