Pretendohet se Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka dhënë dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mediat amerikane raportohet se Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka dhënë dorëheqjen.
Ndërkohë bëhet e ditur se Nikki Haley pritet të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump.
Presidenti Trump në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter ka shkruar: “Me miken time Nikki Haley do të bëjmë një njoftim të madh në Zyrën Ovale në orën 10:30”.