Presidenti turk Erdogan vlerësoi rezultatet zgjedhore

Presidenti Erdogan së bashku me kandidatin e AK Partisë për kryetar të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Binali Yıldırım, disa ministra dhe drejtuesit e partisë, mbajti një takim të vlerësimit të zgjedhjeve.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Recep Tayyip Erdoğan së bashku me kandidatin e AK Partisë për kryetar të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Binali Yıldırım, disa ministra dhe drejtuesit e partisë, mbajti një takim të vlerësimit të zgjedhjeve.

Presidenti Erdogan nga rezidenca e tij në lagjen Kisikli në Üsküdar  të Stambollit kaloi në zyrën e Presidencës në Pallatin Dollmabahçe.

Pas Erdoganit në Dollmabahçe erdhën Binali Yıldırım, disa ministra dhe drejtuesit e partisë, raporton TRT.

Bëhet e ditur se Presidenti Erdogan, Binali Yıldırım, ministrat dhe drejtuesit e partisë gjatë kësaj mbledhjeje i bënë një vlerësim rezultateve të zgjedhjeve.