Presidenti turk Erdoğan niset për vizitë në Qipron Turke

Pritet që presidenti Erdoğan në kuadër të vizitës së tij të marrë pjesë në ceremoninë për 37-vjetorin e themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është nisur për një vizitë drejt Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe dalegacioni bashkë me të u nisën drejt kryeqytetit Nicosia pasi u përcoll në aeroportin Atatürk nga prefekti i Stambollit, Ali Yerlikaya dhe zyrtarë të tjerë.

Pritet që presidenti Erdoğan në kuadër të vizitës së tij të marrë pjesë në ceremoninë për 37-vjetorin e themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore.Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Qipron Turke

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës, lidhur me vizitën thuhet se Erdoğan do të zhvillojë një takim me presidentin e Qipros Turke, Ersin Tatar dhe se do të shkëmbejnë pikëpamjet për hapat që mund të ndërmerren për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, kauzën e Qipros dhe zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor.

Në kuadër të vizitës pritet që Erdoğan të bëjë edhe hapjen zyrtare të spitalit për situatat emergjente Nicosia.