Presidenti turk Erdogan do të marrë pjesë në samitin ballkanik në Bosnje

Takimi do të përqendrohet në hapat për të përmirësuar bashkëpunimin në Ballkan, thotë drejtori i komunikimeve presidenciale turke.

Presidenti i Turqisë do të marrë pjesë në takimin dy-ditor të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) duke filluar nga e hëna në Bosnje, raporton drejtoria e komunikimit presidencial turk.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Sarajevën, kryeqytetin e Bosnje dhe Herzegovinës, më 8-9 korrik 2019 për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, shkroi Fahrettin Altun në Twitter të dielën.

Turqia gjithmonë ka kontribuar në mënyrë efektive në SEECP, e vetmja platformë e bashkëpunimit rajonal që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit, shtoi ai.

“Takimi do të përqendrohet në hapat për të përmirësuar bashkëpunimin në Ballkan, veçanërisht në fushat e ekonomisë, tregtisë, transportit, infrastrukturës dhe investimeve”, shtoi ai.

Gjatë samitit, Erdogan pritet të zhvillojë takime bilaterale me anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Herzegovinës, si dhe me udhëheqësit e tjerë ndërkombëtarë të pranishëm, shtoi Altun.