Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj muslimanëve në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re”, deklaroi Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re.
Presidenti Erdoğan nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij Twiter, në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ka thënë: “Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj xhamisë Al Noor dhe muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur”.
I strongly condemn the terror attack against the Al Noor Mosque in #NewZealand and Muslim worshippers. May Allah have mercy on the victims and grant a speedy recovery to the wounded.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) March 15, 2019