“Presidenti palestinez i gatshëm për t’u takuar me kryeministrin izraelit”

“Presidenti Abbas mbetet i gatshëm të pranoj kërkesën e presidentit Putin për një takim trepalsh në çdo kohë, qoftë me kryeministrin e tanishëm izraelit apo me ndonjë kryeministër tjetër”, tha Abu Rudeina

Sipas një zëdhënësi palestinez, presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, është i gatshëm të pranoj ftesën e homologut të tij rus, Vladimir Putin, për një takim të propozuar trepashësh në Moskë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Rudeina, tha se “presidenti Abbas gjithmonë ka thënë se është i gatshëm për të takuar Netanyahu-n, por ky i fundit vazhdimisht i është shmangur takimit”.

Komentet e zëdhënësit të presidentit palestinez erdhën në përgjigje të komenteve të mëparshme të Netanyahu-t, i cili së fundmi u citua nga Korporata radiodifuzive izraelite duke thënë se “është e mundur të arrijmë paqen sapo të takoj liderin palestinez, i cili po ashtu thotë se e dëshiron atë”.

“Presidenti Abbas mbetet i gatshëm të pranoj kërkesën e presidentit Putin për një takim trepalësh në çdo kohë, qoftë me kryeministrin e tanishëm izraelit apo me ndonjë kryeministër tjetër”, iu përgjigj Abu Rudeina në mënyrë të hapur.

Bisedimet e paqes midis Palestinës dhe Izraelit u ndërprenë në vitin 2014, kryesisht për shkak të refuzimit të Izraelit për t’i dhënë fund politikës së saj të gjatë për ndërtimin e vendbanimeve ilegale të hebrenjve në Bregun Perëndimor të pushtuar.