Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem Immamoglu.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Metaj shprehet se gjatë këtij takimi biseduan për lidhjet tradicionale mes vendeve,.
Presidenti gjithashtu ka ndare edhe pamjet nga momenti i pritjes së takimit në Turqi, ndërsa shprehet modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri.
Meta gjithashtu thekson se e ka ftuar Imamoglu për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën duket se e ka mirëpritur.
Statusi:
Në takimin e ngrohtë dhe të frytshëm me Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë.
Bashkëpunimi i Stambollit me qytetet shqiptare, në kuadër edhe të nismës frymëzuese të Kryebashkiakut Imamoglu “Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, do të krijojë themele të forta për të ndërtuar një vizion të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen të qyteteve dhe rajonit tonë, si dhe ura të reja miqësie midis nesh.
Modeli i zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe modern të Stambollit, si dhe eksperienca e vyer në shërbim të qytetarëve është e mirëpritur edhe në Shqipëri.
E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me Bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi.