Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), një vit pas propozimit të kryeministrit të vendit, Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dekretimi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, ku në njoftim thuhet se Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Bendo zëvendëson në këtë detyrë Visho Ajazi Lika, i cila dha dorëheqjen një vit më parë, më 30 tetor 2017. Menjëherë pas dorëheqjes së tij, Rama propozoi Bendon i cili deri tani ka qenë i komanduar në drejtimin e këtij institucioni, si zëvendësdrejtor i SHISH-it.
Ky institucion, sipas legjislacionit në Shqipëri, është organ informativ në funksion të sigurisë kombëtare.
Ky dekret vjen në mesin e debateve për mosdekretimin nga Meta të kandidaturës së Sandër Lleshit, propozuar nga Rama për ministër të Brendshëm.