Presidenti i Turqisë, Rece Tayyip Erdoğan pritet me lule nga qytetarët

Ndërkohë që Erdoğan ka vazhduar udhën e tij për në parlament janë vërejtur qytetarë të shumtë në anët e rrugëve të Ankarasë të cilët e kanë pritur me flamuj, karafila dhe trëndafila

– Presidenti i parë i sistemit qeverisës presidencial të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me trëndafila nga qytetarët gjatë ardhjes së tij për betimin në Parlamentin e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, pasi ka dalë nga rezidenca presidenciale është nisur drejt parlamentit për të kryer betimin.

Ndërkohë që Erdoğan ka vazhduar udhën e tij për në parlament janë vërejtur qytetarë të shumtë në anët e rrugëve të Ankarasë të cilët e kanë pritur me flamuj, karafila dhe trëndafila presidentin Erdoğan të cilët e kanë mbuluar edhe automjetin e tij me lulet.

Gjithashtu qytetarët kanë përshëndetur presidentin Erdoğan edhe me slogane të ndryshme si “Presidenti Recep Tayyip Erdoğan” dhe “Vazhdim i rrugës pa u ndaluar”.