Presidenti i Sri Lankës shkarkon kryeministrin për planifikim të atentatit ndaj tij

Presidenti Sirisena, tha se hetimi ka zbuluar se njëri nga ministrat e qeverisë së pezulluar ishte përfshirë në planifikimin e vrasjes

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, tha se ka shkarkuar kryeministrin e vendit, Ranil Wickremesinghe, nga shkaku i përfshirjes së njërit nga ministrat, në planifikimin e një atentati ndaj tij dhe ish-këshilltarit të tij të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sri Lanka është e përfshirë në një krizë politike e cila u përshkallëzua të premten, si pasojë e pezullimit të qeverisë.

Presidenti Sirisena, në një adresim popullit përmes televizionit shtetëror, tha se hetimi ka zbuluar se njëri nga ministrat e qeverisë së pezulluar ishte përfshirë në planifikimin e vrasjes.

Siç tha presidenti i Sri Lankës,, ka qenë i pashmangshëm shkarkimi i kryeministrit Wickremesinghe, ndërkohë që i bëri thirrje ish-presidentit Mahindra Rajapakse të marrë postin e kryeministrit dhe të formonin një qeveri të re.

“Informacionet nga hetimi janë fshehur nga publiku. Një nga dëshmitarët zbuloi se ministri ishte i përfshirë në planifikimin e vrasjes sime”, tha Sirisina, po nuk zbuloi emrin e ministrit.

Tashmë për një kohë të gjatë mediat dhe analistët flasin për një plan atentati ndaj presidentit Sirisena, të cilën ky e konfirmoi sot për herë të parë.

Paralelisht me këto zhvillime, të paktën një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përleshjeje me armë në Ministrinë për Naftë.

Ky është veprimi i parë i dhunshëm që nga fillimi i krizës politike, dhe ndodhi pasi ithtarët e mandatarit të ri, Rajapakse, i’u vërsulën rojës i cili nuk i lejonte të hyjnë në selinë e ministrisë.

Nga ana tjetër, qindra përkrahës të kryeministrit të pezulluar Wickremesinghe, u mblodhën sot para rezidencës së tij duke protestuar kundër shkarkimit, i cili sipas tyre është jokushtetues.