Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u uroi Bajramin me telefon ushtarëve me detyrë në zonën e bazës ushtarake Tuzluca, në Malin Kato në provincën e Shërnakut (Şırnak), ndërsa repartin ishte duke e vizituar ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu), sgkruan TRT.
Në kuadër të programit të vizitës në Shërnak, ministri Sojllu bashkë me ndihmësin e tij Mehmet Ersoj (Ersoy), Komandantin e Përgjithshëm të Xhandarmërisë Gjeneralarmate Arif Çetin, Prefektin e Shërnakut Mehmet Aktash kaloi me helikopter nga qyteza Bejtushebap (Beytüşşebap) për në zonën e bazës ushtarake Tuzluxha (Tuzluca) në Malin Kato.
Pas therjes së Kurbanit Sojllu u uroi festën ushtarëve dhe e hëngri mëngjesin bashkë me ata.
Gjatë mëngjesit ministri Sojllu mori në telefon Presidentin Erdoan dhe ky me anë të telefonit të Sojllusë u uroi ushtarëve festën e Kurban Bajramit.
“Fillimisht dua t’ju uroj Kurban Bajramin të gjithë atyre që ndodhen atje. Zoti jua mundësoftë të shikoni shumë bajrame, shumë fitore. I lutem Zotit që të mëshirojë fillimisht dëshmorët, kurse veteranëve u uroj shërim dhe shëndet. Zoti qoftë me ju dhe ju ndihmoftë. Le të jetë e ardhmja jonë e mbushur plot me fitore. Jam i bindur se për sa kohë që ju do të qëndroni kryelartë, flamuri ynë nuk do të ulet, ezani nuk do të pushojë, këtë atdhe nuk do ta copëtojë askush. Populli ynë do të jetë më i begatë dhe i qetë. Urime Bajramin”, u tha Presidenti Erdoan ushtarëve.