Presidenti Erdogan shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Afganistan

Në mesazhin e dërguar Presidentit Eshref Gani, Presidenti Erdogan vuri theksin në mbështetjen e Afganistanit në luftën kudër terrorit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit të Afganistanit, Eshref Gani.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, Erdoan i dërgoi mesazh ngushëllimi Presidentit Gani për viktimat që humbën jetën nga shpërthimi në Vardak, ndërsa dënoi ashpër këtë sulm terrorist.

“I nderuari President, vëlla i dashur. Mësuam me trishtim të madh për humbjen e jetëve të një numri të madh të efektivave të forcave afgane të sigurisë në sulmin terrorist të ndërmarrë më 21 janar 2019 në qytetin Mejdan të provincës Vardak. Dënojmë ashpër këtë sulm të neveritshëm dhe përsëris edhe një herë se Turqia ndodhet pranë Afganistanit mik e vëlla në luftën e tij kundër terrorit. Kërkojmë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë që humbën jetën në këtë sulm dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa popullit mik e vëlla afgan i shpreh ngushëllimet e mija dhe të popullit tim”, thuhet në mesazh.

Në sulmin e djeshëm të ndërmarrë ndaj një kampi trajnues ushtarak në qytetin Mejdan të provincës Vardak të Afganistanit janë vrarë 126 persona./trt