Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se gjatë periudhës në vijim do të përqendrohen më shumë në produkte me vlerë të shtuar.
Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Forumin e Biznesit Turqi-Hungari të mbajtur në kryeqytetin Budapest.
“Me anë të programit të ri ekonomik që publikuam në shtator do të përqendrohemi më shumë në produkte me vlerë të shtuar”, deklaroi Erdogan, ndërsa vijoi duke thënë se “Ekonomia turke është e fort. Askush nuk mund ta dëmtojë ekonominë dhe sistemin bankar turk, sepse janë të rezistueshëm ndaj goditjeve”.
“Bashkëpunimi ekonomik me Hungarinë në një atmosferë, kur me anë të retorikave si luftërat tregtare po përpiqen për të marrë peng tregtinë tonë, është i rëndësisë së veçantë. Punimet për përditësimin e marrëveshjes së Unionit Doganor me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i regjimit të vizave për biznesmenët dhe qytetarët turq paraqesin pengesë më të madhe për përdorimin e plotë të kapaciteteve tona”, bëri të ditur Erdogan.
Duke vënë në dukje se planifikojnë që me Hungarinë të hedhin disa hapa posaçërisht në sektorin e industrisë së mbrojtjes, Presidenti Erdogan tha se gjatë takimeve u bisedua edhe për këtë çështje.
Kreu i shtetit turk gjatë fjalimit të tij preku edhe në marrëveshjen e arritur me Rusinë për formimin e zonës së çmilitarizuar në rajonin e Idlibit.
“Me memorandumin e mirëkuptimit që nënshkruam me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Soçi muajin e kaluar u garantua siguria e 3,5 milionë sirianëve që jetojnë në Idlib”, bëri të ditur Erdogan.
Ai gjithashtu shtoi se shoqëria ndërkombëtare nuk i ka përmbushur përgjegjësitë që i takojnë në çështjen e refugjatëve./TRt