Presidenti Erdogan i dërgoi një mesazh mbështetje kombëtares turke në Islandë

Presidenti Erdogan bisedoi me kryetarin e Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir në lidhje me sjelljet e këqija dhe të jetuarat në aeroportin Keflavik.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se ndodhet pranë skuadrës kombëtare turke të futbollit.

Presidenti Erdogan bisedoi me kryetarin e Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir në lidhje me sjelljet e këqija dhe të jetuarat në aeroportin Keflavik ndaj të cilave u ekspozua kombëtarja turke e futbollit që ndodhet në Islandë për ndeshjen e radhës të Grupit H të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të Futbollit EURO 2020.

Erdogan, i cili i telefonoi Ozdemirit tha se shteti ka bërë çdo lloj iniciative dhe ka marrë çdo masë në lidhje me çështjen, raporton TRT Shqip.

Kreu i shtetit turk nga Nihat Ozdemir kërkoi që delegacionit teknik dhe skuadrës t’i përcjell mesazhin që “Trajneri Senol Gunes dhe futbollistët të mbajnë lartë moralin. Popullit turk është pranë tyre”.

Ndërkaq Ozdemir shprehu falënderimet Presidentit Erdogan për mbështetjen e dhënë.

Ndërkohë ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Kasapoglu të hënën së bashku me një delegacion udhëtoi në Islandë për të shprehur mbështetjen e tij Federatës Turke të Futbollit dhe skuadrës kombëtare, ndërsa nesër do të përkrahin kombëtaren gjatë ndeshjes.