Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez

Presidenti Erdoğan ka vlerësuar lëvizjen e kryeministrit Khan për lirimin e pilotit luftarak indian që hyri në hapësirën ajrore pakistaneze

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, ku kanë diskutuar tensionet e fundit midis Pakistanit dhe Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

  • Imran Khan: Do të kërkojmë ndihmën e Erdoğanit për uljen e tensioneve me Indinë”

Sipas Kryeministrisë pakistaneze, presidenti Erdoğan ka vlerësuar veprimin e kryeministrit Khan për lirimin e pilotit luftarak indian që hyri në hapësirën ajrore pakistaneze.

Më tej, theksohet se kryeministri Khan e kishte falënderuar presidentin Erdoğan për “mbështetjen e vazhdueshme të Pakistanit dhe popullit të Kashmirit”.

Ndërkohë, nga zyra e komunikimit e Presidencës së Turqisë thuhet se kryeministri Khan e ka thirrur presidentin Erdoğan dhe se në bisedë janë trajtuar zhvillimet e fundit në rajon, si dhe tensionet e ditëve të fundit mes Pakistanit dhe Indisë.

Tensionet midis dy fqinjëve të armatosur bërthamor janë përshkallëzuar pas një bombe vetëvrasëse më herët këtë muaj, të pretenduar nga Jaish-e-Mohammad (JEM) në Xhamu dhe Kashmir, ku mbetën të vrarë mbi 40 trupa indianë.

Të martën, avionët indianë hynë në Pakistan duke pretenduar se kishin vrarë disa terroristë në një kamp trajnimi të JEM-it.

Pakistani, JEM është në listën e të ndaluarve që nga viti 2002 ndërsa nga India akuzohet se i siguron streh këtij grupi, mohoi pretendimin se avionët indianë kishin lëshuar bomba në një zonë pyjore boshe.

Pasi të dy kombet e Azisë Jugore u ndanë në vitin 1947, ata kanë luftuar tri luftëra, në vitin 1948, 1965 dhe 1971, dy prej tyre mbi Kashmirin.