Chelsea është rikthyer te fitoret pasi ka triumfuar në udhëtim te Burnley 0-4. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë dhe sulmonte portën e vendasve.
Në minutën e 22-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, ku asistimin e Barkleyt e shfrytëzoi mjaftë mirë Morata që shënoi për 0-1. Vendasit u munduan të rikthehen në lojë në pjesën e parë, por nuk arritën një gjë të tillë.
3 in his last 4 games. Not bad from Morata. pic.twitter.com/SpcMy72oGU
— TLV (@TheLampardView) October 28, 2018
Me epërsinë minimale 0-1 të Chelseat përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide. Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët gjetën golin e dytë në minutën e 57-të.
Ishte mesfushori anglez Ross Barkley që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 0-2. Pesë minuta pasi shënuan golin e dytë, londinezët realizuan edhe njëherë.
Barkley is in the form of his life 🙌 #CFC https://t.co/lXjQwwcLVB
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) October 28, 2018
Kësaj radhe sulmuesi brazilian realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 0-3. Krejt në fund të ndeshjes, londinezët realizuan edhe golin e katërt me anë të mesfushorit anglez Loftus Cheek. Pas kësaj fitore Chelsea ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Liverpool.
Willian with the icing on the cake. Job done 3-0. Now just make sure we keep that clean sheet 🔵 #CFC https://t.co/plQ8tbX1KC
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) October 28, 2018