Porti i peshkimit inagurohet dy herë, pas Peleshit edhe Çuçi “pret shiritin”

Ndonëse është inaguruar nga ish-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, me 21 tetor të 2017, porti i peshkatarëve është inaguruar sërish nga Ministri i ri Bledi Çuçi të shtunën (26 janar 2019).

Ndonëse është inaguruar nga ish-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, me 21 tetor të 2017, porti i peshkatarëve është inaguruar sërish nga Ministri i ri Bledi Çuçi të shtunën (26 janar 2019).

Gjatë një takimi në portin e peshkimit të Durrësit, Çuçi u shpreh se kjo është një ëndërr e kahershme e peshkatarëve por në fakt kjo është hedhur poshtë nga ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Vojo Bregu, i cili përmes një statusi në fb porti u është dorëzuar dy herë peshkatarëve për dy vjet.

Ministri Çuçi u ka dorëzuar peshkatarëve të Durrësit urdhrin e transferimit të portit të ri të peshkimit.

Çuçi: Kemi ardhur këtu tu dorëzojmë urdhrin e transferimit të portit të peshkimit, organizatës së peshkimit Durrës, një ëndërr e kahershme e kësaj organizate dhe një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama. Bashkë me urdhrin ju kemi sjellë dhe marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë.

Gjatë takimit me peshkatarët, Ministri Çuçi evidentoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për sektorin e peshkimit si dhe prezantoi disa programe të tjera  zhvillimi që pritet të nisin gjatë këtij viti.

Sipas Çuçit, sektori i peshkimit është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në Shqipëri.

Brenda 6 mujorit të parë të këtij viti me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, anijet mbi 12 metra do të pajisen me sistemin e ri blu box me qëllim që bregdeti të kontrollohet më mirë ndaj peshkimit të paligjshëm.

https://www.facebook.com/vojo.bregu/posts/10215330752234543

 

Burimi: Ora News