Pompeo: Pres shpejt vendimet lidhur me sanksionet ndaj Turqisë

"Është logjike tani për të lëvizur ato gjithashtu, por nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe unë kam nevojë të flas me presidentin për këtë", tha Pompeo

 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dje ka deklaruar se ai së shpejti pret një vendim lidhur me sanksionet ndaj Turqisë, duke shtuar se disa ishin në përgjigje të pastorit amerikan, Andrew Brunson, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të kemi një vendim për atë së shpejti”, u tha Pompeo gazetarëve në lidhje me sanksionet amerikane ndaj Turqisë.

“Është logjike tani për të lëvizur ato gjithashtu, por nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe unë kam nevojë të flas me presidentin për këtë”, shtoi Pompeo.

  • Erdoğan takon Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo
  • Çavuşoğlu takohet me homologun amerikan Pompeo

Komentet e sekretarit amerikan, Pompeo, vijnë pas kthimit në SHBA pas takimit në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, disa ditë pas lirimit të pastorit Brunson.

Brunson u arrestua në dhjetor të vitit 2016 dhe u akuzua në provincën Izmir të Egjeut, si anëtar i Organizatës Terroriste Fetullah (FETO), grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të dështuar në vitin 2016.

Pasi u transferua këtë korrik nga burgu në arrest shtëpiak, të premten Brunson u dënua me vetëm tre vjet burg, por u lirua për shkak të kohës së shërbyer dhe sjelljes së tij të mirë në paraburgim.

Akuzat ndaj tij përfshijnë spiunim për të dy organizatat terroriste, atë të FETO-s dhe PKK-së që është listuar si grup terrorist nga SHBA-të dhe BE-ja dhe që është përgjegjëse për rreth 40 mijë vdekje në Turqi, përfshirë gra dhe fëmijë.

Presidenti amerikan Trump imponoi sanksione ndaj Turqisë, përkatësisht ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gül, për moslirimin e pastorit Brunson, një lëvizje që shkaktoi tensione bilaterale dhe tregje nën hije.

Trump pastaj ashpërsoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke rritur tarifat e çelikut dhe aluminit në 50 për qind dhe 20 për qind.