Policia izraelite hap përsëri dyert e Xhamisë Al-Aksa

Policia izraelite ka hapur përsëri dyert e Mesxhidit Al-Aksa (Xhamia Al-Aksa) pas sulmeve që ndërmori ndaj besimtarëve pas namazit të xhumasë.

Policia izraelite ka hapur përsëri dyert e Mesxhidit Al-Aksa (Xhamia Al-Aksa) pas sulmeve që ndërmori dje ndaj besimtarëve pas namazit të xhumasë.

Zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs në një deklaratë me shkrim tha se portat e Al-Aksasë janë hapur përsëri.

Pas hapjes së portave dhjetëra njerëz duke thirrur ‘allahuekber’ hynë në xhami për të falur namazin.

Forcat izraelite, gjatë ngjarjeve të djeshme, kishin hedhur bomba zhurmuese (fugase) në Kiblen e Mesxhidit, ku ishin strehuar palestinezët dhe kishin mbyllur hyrjet e Xhamisë.

Gjatë bastisjes shumë palestinezë u arrestuan dhe gjatë sulmit pati të plagosur.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë së Jerusalemit, i varur nga Izraeli, Nir Barakat në kohën kur policët kishin mbyllur dyer, kishte hyrë në al-Aksa, raporton TRT.

Policia izraelite, pas namazit të xhumasë, kishte sulmuar me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese  besimtarët në Xhaminë Al-Aksa dhe pasi i kishte mbyllur dyert kishte rrethuar Kubbetu-s Sahranë dhe Xhaminë e Kibles.