Pogradec, makina del nga rruga; humb jetën 34-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Shtetasi me iniciale M.T., 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin Benz dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ky shtetas ka gjetur vdekjen, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.