Pogradec, digjen 4 automjete të parkuara brenda një karburanti

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Pogradec.

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starovë, rreth orës 02:00, raporton Top Channel.

Mësohet se mjeti i djegur është një Benz në pronësi të shtetases me inicialet V.S.Veç këtij automjeti janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera.

Mjetet ishin të parkuara brenda një karburanti.Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar djegien e automjetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.