Pogradec, 60-vjeçari me precedent godet me kaçavidë të riun

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa autori është arrestuar.

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa autori është arrestuar. Pasditen e sotme në lagjen nr. 2 Pogradec në një lokal pranë ish-Poliklinikës Bardhyl Capo 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit plagosi me kaçavidë I.K. 29 vjeç, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por pas njoftimit, policia e ka prangosur autorin, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin plagosi 29 vjeçarin. I plagosuri është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Report Tv.

Bardhyl Capo, sipas policisë së Pogradecit është person me precedentë të mëparshëm penalë. Materialet hetimore të rastit do ti referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.