Plani për Kosovën/ Ndërkombëtarët shpjegojnë projektin, Vetëvendosja organizon protesta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbajtur takimin me përfaqësuesit e institucioneve, partive politike e shoqërisë civile.

Në takimin që zgjati për më shumë se tre orë u diskutua për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas SHBA-së është më se e domosdoshme të zbatohet si marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që refuzon themelimin e asociacionit në baza etnike nuk e ka komentuar takimin e as draftin e prezantuar një ditë më parë.

Teksa po mbahej diskutimi për asociacionin në Ambasadën amerikane, në sheshin kryesor të Prishtinës u mbajt një protestë kundër kësaj bashkësie.

Protestuesit, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje e shohin si imponim themelimin e Asociacionit të komunave serbe. Ata ekspozuan edhe fotografi të masakrave të kryera nga serbët në Kosovës duke kërkuar që të mos pranohet si! thanë ata “Zajdencia”.

Të hënën Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti Evropian për Paqe kanë publikuar draft statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që i jep të drejtë të ketë simbolet dhe pavarësi totale në qeverisje lokale, ekonomi, arsim e shëndetësi.

Marrëveshjen e Asociacionit të nënshkruar në 2013 e pastaj në 2015, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.