Plagoset me thikë kreu i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Poliklinikën e qytetit pas një debati mes Kokoneshit dhe shtetasit Ergest Xhelili.
Aktualisht Kokoneshi po dërgohet drejt spitalit të Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i kësaj ngjarje ka qenë ish-punonjës IT në bashki dhe është arrestuar nga Policia.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Janë ende të paqarta e shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit.