Petrit Vasili: Rendi dhe siguria në vend, më keq se kurrë

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili rendi dhe siguria në vend janë më keq se kurrë.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili rendi dhe siguria në vend janë më keq se kurrë.

Ai i referohet Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, ku Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë, raporton Top Channel.

“Çdokush ne Shqiperi e ndjen dhe e provon çdo ditë mungesën e ligjit dhe zbatimin e njëanshme, preferencial dhe penalizues te tij. Kjo i ka bere qytetaret dhe bizneset me te pasigurte se asnjëherë. Rendi publik po përjeton dite te errëta mosfunksionimi ne terren, humbje te betejës dhe nënshtrim ndaj trafiqeve e krimit te organizuar si dhe humbjen e plote te besimit te qytetareve. Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë. Shqipëria është e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët”, thotë Vasili.