Peter Altmaier: Ka ardhur koha të zhvillojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë

Stacioni i parë i delegacionit të kryesuar nga Altmaier, ishte kompania gjermane, Farhym, që vepron në fushën e industrisë dytësore të sektorit automobilistik.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së Gjermanisë, Peter Altmaier, duke bërë të ditur se Gjermania dhe Turqia kohët e fundit kanë lënë pas një periudhë politike jo të lehtë, u shpreh me fjalët: “Pika kyçe e vizitës zyrtare, që zhvillojmë sot në Turqi, është zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe përforcimi i marrëdhënieve politike ndërmjet dy vendeve”.

Stacioni i parë i delegacionit të kryesuar nga Altmaier, ishte kompania gjermane, Farhym, që vepron në fushën e industrisë dytësore të sektorit automobilistik.

Ministri gjerman shëtiti fabrikën dhe mori informacione nga Drejtori i Përgjithshëm Farhym, Bylent Akgël (Bülent Akgöl).

Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe nënvizoi se në Turqi ka më shumë se 7 mijë kompani gjermane.

Altmaier tha se krahas këtyre kompanive ka edhe shumë firma të tjera, ku punojnë punëtorë turq dhe gjermanë.

Gjermania dhe Turqia kohët e fundit kanë lënë pas një periudhë politike jo të lehtë, u shpreh ministri gjerman dhe shtoi: “Pika kyçe e vizitës zyrtare, që zhvillojmë sot në Turqi , është zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe përforcimi i marrëdhënieve politike ndërmjet dy vendeve. Turqia është një vend ekonomikisht shumë i fuqishëm. Për këtë arsye dua të jap sinjalin se po zgjidhim problemet ekzistuese në fushën e politikës dhe diplomacisë. Ne duhet të sigurojmë edhe përparimin e bashkëpunimit ekonomik”.

Duke iu referuar edhe rëndësisë së Turqisë në stabilitetin e rajonit, Altmaier tha: “Turqia luan një rol të rëndësishëm gjeostrategjik. Turqia kontribuoi në sigurimin e armëpushimit, që shpëtoi jetën e dhjetëra mijëra njerëzve në Idlib. Turqia luan rol të madh edhe për zhvillimin e vendeve fqinje me të”.

Ai tha se në kuadër të vizitës do të shqyrtojnë edhe të gjitha fushat e marrëdhënieve ekonomike turko-gjermane.

Pas vizitës në Mauzoleun e Ataturkut, ministri gjerman u takua me Ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Berat Albayrak)./TRT