Përse rrëzohen avionët e rinj. Pikëpyetje për Boeing 737 MAX 8

Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.

Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.

Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.

Në muajin tetor, një aeroplan i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona, shkruan Top Channel.

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8.