Perëndimi nën vëzhgim veprimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe amerikane po i kushtojnë vëmendje të madhe për çdo shenjë të aktivitetit të mundshëm rus në Ballkanin Perëndimor, raporton CNN.

Zyrtarët po vëzhgojnë gjithashtu nga afër përdorimin e asteve ushtarake ruse në Moldavi.

Vëmendja lë të kuptohet për shqetësimet e vazhdueshme perëndimore se ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin mund të jenë më të mëdha se Ukraina.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një qeveri miqësore me Rusinë.