Për familjarët e viktimave të tërmetit, Meta dekreton ligjin e dhurimit të apartamenteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Kështu do të bëhen me shtëpi të gjithë ata që humbën familjarët e tyre si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike, që goditën vendin mëngjesit e fundnëntorit.

Ju kujtojmë se nga tërmeti në fjalë humbën jetën 51 njerëz dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-shpallje-ligji-nr-80-2019/