Peqin/ Godet mjekun, arrestohet

Një 32-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi ka goditur mjekun teksa ishte në gjendje të dehur.

Ndërsa në Elbasan një 21-vjeçar është arrestuar pasi po drejtonte mjetin pa patentë.

Njoftimi:

Peqin

Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

—–

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

D. X., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.