PDK nominon kandidatin për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.

Ceremonia e nominimit do të mbahet në Salla 1 Tetori në Prishtinë, ora 19:00.

Një ditë më parë, koalicioni AAK-PSD e ka nominuar Ramush Haradinjan për kryeministër, raporton Telegrafi.

Ndryshe, tashmë që është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Dhe tanimë janë duke u shqyrtuar të gjitha aplikimet e dorëzuara dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.

Po ashtu, deri më këtë datë pritet edhe publikimi i listave i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur, kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.