PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

“Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Italisë “protokoll ndërmjet qeverisë së
republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të republikës
së Shqipërisë, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e
migracionit”.

Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “Protokoll
ndërmjet qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për forcimin e
bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.
43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të
marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Protokoll ndërmjet
qeverisë së republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë, për forcimin e bashkëpunimit në
fushën e migracionit”.