PD: Balla, 600 mijë euro për udhëtime me charter

 “Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përdorur fluturime- charter për udhëtime jashtë vendit 18 herë, me vlerë  600 mijë euro”, deklaroi deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili tha se “rezulton të ketë udhëtuar edhe me trafikantin e drogës Edmond Bega”.

Deputeti i PD-së, Salianji në një deklaratë për mediat nxori sipas tij, fakte të reja që disponon Partia Demokratike. Sipas Salianjit, deputeti i PS-së Balla ka udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

“Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se: Deputeti i PS-së Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega”, tha ai.

“Është fakt se Balla ka përdorur plot 18 herë charter -in për udhëtime jashtë Shqipërisë,  me vlerë minimalisht, 600 mijë euro udhëtime”, thekson deputeti i PD-së. /ATSH