Pavarësisht kërcënimeve amerikane, India do ti blejë raketat ruse S-400

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri indian, Narendra Modi në takimin që patën të premten në Nju-Delhi nënshkruan një marrëveshje, si dhe biseduan edhe për energjinë bërthamore dhe ekonominë.

India ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej pesë miliardë dollarë (rreth 4,35 miliardë euro) për blerjen e pesë sistemeve të mbrojtjes kundërajrore ruse S-400, pavarësisht kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të vendosin sanksione ndaj vendeve që tregtojnë me sektorin mbrojtës dhe të inteligjencës të Rusisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi në takimin që patën të premten në Nju-Delhi nënshkruan një marrëveshje, si dhe biseduan edhe për energjinë bërthamore dhe ekonominë.

India i ka kërkuar ShBA-së të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë mbi aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen e saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Muajin e kaluar ShBA-të nuk kursyen sanksionet ndaj Kinës për shkak të blerjes së sistemeve raketore S-400 dhe avionëve luftarakë./TRT