Paul Pogba: Ka ardhur momenti për të provuar sfida të reja

Mesfushori francez bën të ëndërrojë Juventusin dhe Real Madrid: "Ka ardhur koha të largohem nga Manchester United"

Nga Tokio Paul Pogba foli pas një eventi marketingu me gazetarët dhe pranoi mundësinë e largimit nga Manchester United:

“Ka shumë zëra dhe shumë gjëra për të menduar. Unë kam qenë në Mançester për tre vite dhe unë kam bërë mirë, kam pasur disa momente të mira dhe disa momente të këqija, si të gjithë të tjerët, si kudo”, tha fillimisht ai.

“Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ka ndodhur, megjithëse ishte më e mira ime ndonjëherë këtu, mendoj se mund të jetë momenti i duhur për të kërkuar sfida të reja”, tha Pogba.

“Unë jam duke menduar për këtë, dua të prvoj sfida të reja”, tha francezi që njëfarë mëynre bën të ëndërrojë Juventusin dhe real Madrid që e duan me patjetër lojtarin.