Pas më shumë se 8 orësh përfundon Kuvendi i PD, ja kur fillon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit

Pas më shumë se 8 orësh, ka përfunduar Kuvendi i Partisë Demokratike. Ndërkaq Komisioni Qendror i Numërimit të Kuvendit Kombëtar të PD ka bërë me dije se votimi për anëtarët e Këshillit ka përfunduar, por procesi i numërimit do të nisë në orën 20:30, për shkak se do të respektohet orari i iftarit.

“Komisioni Qendror i Numërimit të Kuvendit Kombëtar të PD njofton që për shkak se procesi i votimit sapo ka përfunduar, dhe një pjesë e komisionerëve në Komisionet e numërimit kanë agjeruar e kanë iftar, procesi i numërimit fillon në orën 20.30”, thuhet në njoftim.