Pas 88 vjetësh, falet namazi i parë i teravisë në Xhaminë e Madhe Ajasofja

Në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) në Stamboll është falur namazi i parë i taravisë pas 88 vjetësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhami janë paraparë të mbahen edhe disa aktivitete fetare gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Kjo xhami u shndërrua në muze në vitin 1934, ndërsa rifitoi statusin e saj si xhami në vitin 2020, kur u hap për adhurim më 24 korrik të atij viti.

Megjithatë, si pjesë e kufizimeve të vendosura në Turqi shkaku i koronavirusit, xhamia nuk mund të përdorej që nga fillimi i pandemisë për shkak të rrezikut të infeksionit.

Por me shumicën e popullsisë të vaksinuar dhe numrin e rasteve dhe vdekjeve të reja që bien çdo ditë, autoritetet turke vendosën të rihapin xhaminë për Muajin e Ramazanit.

Ajasofja u ndërtua në vitin 532. Ajo u kthye në xhami në vitin 1453 pas çlirimit të Stambollit.

Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet dhe 86 vjet si muze. Nga viti 1453 deri në 1934, ose gati 500 vjet, ajo shërbeu si xhami.

Në vitin 1985, Ajasofja u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ajo është gjithashtu ndër destinacionet kryesore turistike të Turqisë dhe mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.