Skënderbeu qëndroi vetëm pak orë në fronin e kryesuesit, pasi Partizani e e zhvedosi në vendin e dytë falë suksesit 2-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Luftëtarit. Të kuqtë pësuan gol pas tetë javësh, por shënuan 2 herë ndaj bluzinjve, duke siguruar fitoren e katërt radhazi dhe të shtatën në fazën e parë. Një 90-minutësh i dominuar nga formacionit të Skënder Gegës, sidomos në pjesën e dytë, falë edhe përgatitjes së lartë fizike.
Emanuel Mensah shtyu drejt rrjetës në minutën e 21-të një top të kontrolluar keq nga portieri Ruçi në momentin ne krosimit të Asanit. Gjirokastritët protestuan për ndërhyrje të parregullt të Bardhit ndaj portierit, por për kryesorin gjithçka “ok”. Partizani kërkoi ta mbyllte shpejt ndeshjen, por një kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit në minutën e 40-të u përmbyll me golin e Vasil Shkurtajt, që e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Xhika. Meritë e Ruçit në nisjen e shpejtë të aksionit por edhe e Radovicit që fitoi duelin me Ibrahimin, para se të shërbente për Shkurtajn.
Sulmuesi kryesor i Luftërarit u dëmtua në fillimin të pjesës së dytë, duke ia lënë vendin Dungas. Sapo u krye zëvendësimi, Esat Mala lëvizi bukur nga e majta dhe fitoi një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së parregullt të Liçajt. Nuk kishte asnjë dyshim kryesori Cjapi, 11-metërsh për Partizanin që shndërrohet në gol nga Bruno Telushit.
Të kuqtë e administruan me qetësi avantazhin, duke e mbajtur Luftëtarin në gjysmëfushën e tij, për t’u rikthyer shumë shpejt në krye të renditjes me 22 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu.
Kategoria Superiore – Java 9
E diel, më 21 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
PARTIZANI 2-1 LUFTËTARI
Shënues: Mensah 21′, Telushi 54′ (11-m)/ Shkurtaj 40′
Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani (Çinari 87′), Mensah (Kalari 66′), Mala (Kote 80′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Malaj, Hyon, Gojkoviç, Hebaj.
Luftëtari: Ruçi, Liçaj (Demo 82′), Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani, Rapo, Radoviç, Milosavljev (Rroca 58′), Ymeraj, Shkurtaj (Dunga 53′). Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Açka, Çelaj, Hyseni.
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Emirion Sino.
Kartonë të verdhë: Atanda 67′, Kote 85’/ Liçaj 9′, Milosavljev 22′, Ramadani 70′
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko
RASTET & GOLAT
54’ – Liçaj ndal në mënyrë të parregullt Malën. Gjyqtari akordon 11-metërsh dhe Bruno Telushi nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon.
50‘ – Partizani pretendon për një prekje të topit me dorë brenda zone, por nuk mendon kështu gjyqtari që vazhdon loje. Ka protesta nga vendasit.
GOOOL | 40’ – Kundërzbritje e shpejtë, Radoviç bën gjithçka mirë nga e majta dhe më pas shërben për Shkurtajn, i cili me të djathtën arrin që të shënojë dhe të vendosë ekuilibrin.
GOOOL | 21’ – Pas harkimit nga këndi, në një rrëmujë brenda zonës gjirokastrite, Mensah nga fare pranë e shtyn topin në fundin e rrjetës së mysafirëve.
8’ – Bardhi provon të krijojë një situatë të rrezikshme nga ana e djathtë, por harkimi i ti shkon në duart e portierit Ruçi. Asani provon më pas me një goditje nga distanca por, sërish “gardiani” i miqve neutralizon rrezikun.
1′ – NIS NDESHJA!