Parlamenti spanjoll voton pro shitjes së armëve te Arabia Saudite

Parlamenti spanjoll votoi të martën kundër bllokimit të shitjes së armëve në Arabinë Saudite, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar në rritje për të ndëshkuar Rijadin për vrasjen e gazetarit disident, Jamal Khashoggi.

Parlamenti spanjoll votoi të martën kundër bllokimit të shitjes së armëve në Arabinë Saudite, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar në rritje për të ndëshkuar Rijadin për vrasjen e gazetarit disident, Jamal Khashoggi,raporton Top Channel.

Qeveria socialiste e Spanjës tha të shtunën se ishte “e tronditur” nga vdekja e gazetarit saudit, por vendosi të bashkonte forcat me partinë kryesore opozitare, Partinë Konservatore Popullore, për të mposhtur një mocion parlamentar, që i bëri thirrje qeverisë të ndalë tregtinë e tillë.

Shitjet spanjolle të armëve në Arabinë Saudite ishin prej disa ditësh në qendër të vëmendjes, pasi muajin e kaluar qeveria spanjolle njoftoi se do të ndalonte shitjen e 400 bombave me lazer drejt Rijadit, por ndryshoi vendimin e saj disa ditë më vonë.

Sipas mediave spanjolle, Arabia Saudite kishte kërcënuar të anulonte një kontratë me Spanjën prej 1.8 miliardë eurosh ($ 2 miliardë) për të blerë anije luftarake, në qoftë se nuk do të ndodhte shitja e bombave me lazer.