Parlamenti miraton projektvendimin për teatrin

Projektvendimi për futjen në kalendar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar është votuar në Parlament me 74 votat e mazhorancës. Me 46 vota kundër, opozita kundërshtoi futjen me procedurë të përshpejtuar të këtij pr/vendimi.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se do të vjedhë 205 milionë Euro përmes ndërtimit të teatrit nga një kompani private, dhe u bëri thirrje deputetëve socialistë që mos ta votojnë, përcjell Klan.

Opozita e konsideron të paligjshme futjen me procedurë të përshpejtuar të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar që ky pr/ligj të sillej në Parlament javën e ardhshme. Por kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu drejtua opozitës duke i thënë se ky pr/vendim ka qenë që në fillim në rend të ditës dhe nuk e kundërshtuan.