Parlamenti Evropian ndan 500 milionë euro për arsimimin e refugjatëve

Asambleja e Përgjithshme e PE-së është mbledhur në Strasbourg, ku është votuar raporti në lidhje me ndihmat

Parlamenti Evropian (PE) në përputhje me marrëveshjen mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë të arritur në vitin 2015, ka aprovuar pagesën e ndihmës financiare prej 500 milionë eurove që do të përdoret në shpenzimet e arsimimit të nxënësve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e PE-së është mbledhur në Strasbourg, ku është votuar raporti në lidhje me ndihmat.

Raporti i përgatitur nga anëtari nga Rumunia i PE-së, Siegfried Mureshan, parashikon që të ndihmojë financiarisht me një vlerë prej 500 milionë euro për të përmbushur pagat e 5 mijë mësuesve për vazhdimin e arsimit të mbi 300 mijë nxënësve sirianë në Turqi.

Për raportin votuan 548 anëtarë “pro”, ndërsa 70 ishin “kundër”. Gjithashtu edhe 61 anëtarë abstenuan.

Këshilli i BE-së me vendimin e marrë në vitin 2015 njoftoi se do të ndihmojë financiarisht me 3 miliardë dollarë për vitet 2016-2017, ndërsa në 14 mars 2018 shprehu mendimin se kjo shifër të rritet edhe për 3 miliardë euro të tjera për vitet 2018-2019.

Në fondin e krijuar për refugjatët sirianë në Turqi, nga buxheti i BE-së ishte ndarë 2 miliardë euro, ndërsa nga vendet anëtare 1 miliard euro.