Parlamenti britanik pezullohet për pesë javë

Deputetët do të kthehen në Parlament më 14 tetor, diçka më pak se dy javë para se Britania e Madhe të braktisë Bashkimin Evropian (BE).

Qeveria britanike edhe formalisht ka pezulluar Parlamentin, duke i dërguar deputetët në shtëpi për pesë javë në mes të krizës që ka shkaktuar Brexit-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organi ligjdhënës zyrtarisht u pezullua me një ceremoni në Dhomën e Lordëve, por pasi kryetari i Dhomës së Ulët, John Bercow, shprehu pakënaqësinë e tij duke theksuar se shumica mendojnë se “ky është një akt mashtrimi i kryer nga pushteti”.

Deputetët do të kthehen në Parlament më 14 tetor, diçka më pak se dy javë para se Britania e Madhe të braktisë Bashkimin Evropian (BE).

Opozita e akuzon kryeministrin britanik, Boris Johnson, se po përpiqet të ndalojë ligjvënësit të shqyrtojnë planin e tij të Brexit-it.

Kjo është hera parë pas më shumë se 70 vite që Qeveria britanike pezullon Parlamentin pas përballjes me opozitën.