Paris, gruaja refuzon karantinën, policia e ndal me forcë

Qeveria franceze vendosi dje masa më të ashpra në luftën kundër koronavirusit vrasës, teksa ndaloi daljet nga shtëpia pa leje.

Policë të armatosur France ishin filmuar sot që ndalonin me forcë një grua që sipas raportimeve refuzonte zbatimin e karantinës kombëtare.

Qeveria franceze vendosi dje masa më të ashpra në luftën kundër koronavirusit vrasës, teksa ndaloi daljet nga shtëpia pa leje.

Tashmë policia e ushtria patrullojnë rrugët në Francë për vendosjen e rregullit.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregonin një grup oficerësh që neutralizuan me forcë gruan në rrugën Rue Poulet në Paris, teksa ajo luftonte të çlirohej dhe u bërtiste.

Në një prej konmenteve thuhet se “policia po e arreston sepse nuk kishte çertifikatë”, transmeton top-channel.

Për daljen nga shtëpia rezidentët duhet të marrin një formular që u lejon blerjen e ilaçeve apo ushqimit.

Incidente të ngajshme me atë në Paris vijnë dhe nga Spanja, nga Majorca e Tenerife, ku policia është detyruar të arrestojë plazhistë që thyenin rregullin e bllokadës 15-ditore.

Në fjalimin e tij për koronavirusin presidenti Emmanuel Macron tha se Franca është”në luftë”.
“Asnjëherë Franca nuk ka marrë vendime të tilla, edhe pse të përkohshme dhe në kohë paqeje. Të gjithë energjitë tona kanë qëllimin e vetëm të ngadalësojnë progresin e virusit”.