Parashikimi i ekspertëve: 2019 një vit prej të cilit nuk pritet shumë

Rënia e euros, rrezik që vjen nga brenda ekonomisë

Adrian Civici, ekspert i ekonomisë

Rënia e euros, rrezik që vjen nga brenda ekonomisë

Zhvillimet në tregun valuator mendoj se nuk kanë të bëjnë me një forcim të monedhës shqiptare, por një zhvlerësim të euros në tregun shqiptar. Po të ishte një fenomen brenda Eurozonës, apo në arenën ndërkombëtare mund të shikohej si një politikë Bankës Qendrore të Eurozonës. Por kjo luhatje ka ndodhur në tregun e brendshëm. Mbi 90% e këtij efekti është një fenomen brenda tregut shqiptar. Kjo ka filluar si fenomen që pas 2015-s, por është theksuar kryesisht këtë vit, veçanërisht dy javët e fundit. Në thelb kjo tregon sasinë e madhe të eurove që ndodhen në Shqipëri.

Por ndikim kanë edhe e paratë e pista, të cilat përmes kanaleve të ndryshme vijnë në Shqipëri. Megjithatë në vendin tonë niveli i eurozimit vijon të jetë i lartë në vend, afro 30-40 % e tregut. Kjo bën që luhatja të mos sjellë efekte 100% pozitive, apo 100% negative në ekonomi. Kemi njerëz që kanë marrë kredi në euro dhe tani paguajnë më pak, po kemi edhe kemi biznese që eksportojnë dhe të ardhurat e tyre ulen. Ndërkohë mendojn se vlen të analizohet edhe efekti që pritet të sjellon investimet publike dhe buxheti. Këtij buxheti ne nuk i vëmë dot një emër në kuptimin që mund të thonim, buxheti i arsimit, buxheti i shëndetësisë, buxheti i infrastrukturës, dhe nga ana tjetër pastaj janë gjithë diskutimet që bëhen për reflektimin dhe ngarkesën që do të ketë në buxhet Partenriteti Publik Privat.

Mesa duket nga projektet që janë në qarkullim dhe nja një sërë projektesh të pa kërkuara por që miratohen, ky buxhet dhe mund të dyfishohet apo trefishohet në vitet në vijim. Dhe natyrisht, pavarësisht nga emri që ne i vëmë, nësë është partneritet publik privat, në vetvete ai është një angazhim qeveritar, që do të thotë, është një lloj borxhi i një forme tjetër ose një lloj detyrimi buxhetor që merr përsipër qeveria për tu realizuar këto projekte që realizohen fillimisht në formë private, ç’ka ka një anë pozitive përsa i përket deri diku transferimit të rriskut te sektori privat, por nga ana tjetër për një periudhë 5-15 vjeçare,  ky është një detyrim që ti do t’ia shlyesh.

Dhe fakti që ky detyrim po bëhet gjithnjë e më i madh, ka rrisqe. Ne duhet të bëjmë analizën e efiçencës që ka çdo investim. Kam përshypjen që arsyjea që po insitojmë kaq shumë në PPP është se Shqipëria rritjen ekonomike pozitive të 3.5-4 për qind viteve të fundit ia dedikon projekteve të mëdha nga investimet e huaja direkte, ku vendin kresor e zë TAP dhe Kaskada e Devollit, dhe meqënëse në 2019 këto projekte mbarojnë, rreziku apo vështirësia që të mund të mos zëvendësohen me projekte të tjera të këtyre përmasave, natyrisht që ekziston.

Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë

Ekonomia është përballë një morie risqesh

“Mënyra që ka zgjedhur qeveria për ta realizuar obejektivat e buxhetit të vitit 2019 është shkurtimi i shpenzimeve publike. Kjo do të thotë që shpenzimet publike në sektorë kritikë të ekonomisë do të jenë të pakta, në arsim, në shëndetësi, unë gjykoj edhe në bujqësi, pavarësisht se është thënë se do të përfitojmë nga IPARD, ky program është për përfitues shumë të kufizuar, aftësia përthithëse e Shqipërisë është demostruar është shumë e kufizuar dhe ato fonde mund të jenë një oportunitet por që do mbeten të pashfrytëzuar. E kshtu që në fund të kësaj periudhe do të kemi më pak investime publike, më pak shpenzime qeveritare në ekonomi, dhe për të kompensuar këtë vakum që krijohet në financimin e ekonomisë, qeveria i është adresuar me intensitet të fortë kontratave të partneritetit publik privat, nëpërmjet të cilave të gjithë masën e shkutrimit të defiçitit buxhetor do ta mbushë përmes të tyre, të cilat gjithashtu kanë rreziqe serioze.

Unë mendoj që nuk do të realizohet arritja e defiçitit në 1.9 për qind dhe ky është rreziku më serioz. Ne po rrisim borxhin, pasi të gjithë kontratat e partneritetit publik privat, së pari duhen detyrimisht të kontabilizohen si një borxh, pasi është borxh efektiv, sepse qeveria angazhon fonde publike, për të shlyer këto detyrime. Së dyti, në fund të përfundimit të këtyre kontratave, vlera reale e detyrimeve të marra përsipër nga qeveria do të jetë shumë me e ndryshme nga ajo që është projektuar deri më sot, së treti ka rreziqe sa i takon qoftë rritjes ekonomike, për pasojë edhe rritjes së të ardhurave të buxhetit duke filluar që nga të ardhurat e këtij viti mbi të cilat është bërë projeksioni, në fakt pritet të mos realizohen siç kanë rezultuar të paktën statistikat e deritanishme.

Kështu që ka një mori rrisqesh që më bëjnë të besoj që borxhi publik absolutisht nuk do të shkojë nën 60 për qind të prodhimit të brendshëm dhe përtej kësaj lloj fasade duhet që realisht të merret më me seriozitet çështja e borxhit publik, të paktën ta pranojmë realitetin ashtu siç është se sa të përpiqemi të mashtrojmë, sepse mashtrimet financiare krijojnë zhgënjime dhe tek agjentët dhe për pasojë mund ta përkeqësojnë situatën dhe nuk do ta ndikojnë pozitivisht”.

Alban Zusi, sipërmarrës, drejtor i “Albanian Food Industry”

Shenjat nuk duken shumë optimiste

“Do doja shumë të jepja mesazhe optimsite, por shenjat nuk duken shumë optimiste. Së pari, sektorët më dinamikë të ekonomisë, siç janë eksportet, turizmi dhe të tjerë sektorë të lidhur me monedhën e përbashkët europiane, Euron, janë duke vuajtur dhe këto sektorë të cilët i kanë dhënë dinamikën kryesore vendit, investimeve, punësimit, vitin që vjen do të kenë vështirësi shumë të mëdha për shkak të zhvlerësimit drastik të monedhës Euro. Praktikisht sot, të gjithë bizneset që punojnë me Euro, kanë një humbje jo të fitimit, por një humbje të të ardhurave, në nivelin diku tek 14-15 për qind.

E përkthyer në normat e fitimit të para një viti, do të thotë se praktikisht fitimi i tyre është zeruar. Në këtë kontekst, këto biznese, për të mbijetuar do të vazhdojnë të rrisin çmimet duke ulur konkurrueshmërinë e tyre në treg dhe nga ana tjetër do jenë shumë më të kufizuar dhe shumë më konservator kur vjen fjala tek investimet, sepse në kushtet e fitimit të reduktuar,  pa diskutim që shkurtimi i parë që ndodh është shkurtimi në investimet e reja dhe duke qenë se këto sektorë që janë sektorët më dinkamikë të ekonomisë do të kenë këtë lloj problematike, unë besoj se edhe sektorët e tjerë do të vazhdojnë ta përjetojnë.

Duhet ta themi, duhet ta pranojmë, shpresojmë se edhe statistikat publike do të fillojnë ta konfirmojnë një gjë të tillë, me qëllim korrektimet e vendimmarrjeve ekonomike, por duhet ta pranojmë që kemi një rënie të fuqisë blerëse brenda vendit, kryesisht për shkak të të ardhurave të munguara nga industritë eksportuese, por edhe për shkak ndoshta të largimit të një pjese të qytetarëve dhe së treti për shkak të kostove të shtuara për shërbime që nuk krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi, siç janë një pjesë e kostove të konçesioneve, një pjesë e kostove të shërbimeve publike të cilat pavarësisht se janë shërbime nuk bazohen në kosto, por janë kthyer pothuajse në sistem taksash ndaj bizneseve.

Prandaj është e domosdoshme që të ketë një alert për rishikimin e të gjithë strukturës së kostove të biznesit si dhe për marrjen e masave për rikuperimin e efekteve që vijnë nga fenomene të cilat ende nuk jemi ulur as për ti shpejguar, jo më për ti zgjidhur siç është ky i zhvlerësimit të pakuptimtë dhe të përshpejtuar të monedhës Euro, e cila i bën eksportet tona dhe turizmin shqiptar më pak konkurrues dhe më pak investues”.

Dritan Shano, ekspert i ekonomisë

2019-a një vit i ngadaltë për ekonominë shqiptare

Këtë vit nuk pritet ndonjë përmirësim apo zhvillim me peshë në ekonomi. Kjo mpër faktin se dy investimet e mëdha që kanë udhëhequr rritjen ekonomike aritmetike të Shqipërisë – TAP dhe Devoll – në këto vite pritet të ngadalësohen. Buxheti 2019 parashikon rritje rrogash, por buxheti i qeverisë parashikon shpenzime më të vogla në raport me GDP dhe të ardhura më të vogla në raport me GDP.

Kjo është një shenjë e qartë që edhe qeveria e ka pranuar pa e thënë me gojë se ekonomia shqiptare është në stanjacion dhe kjo nuk do ndryshojë as në vitin 2019. Buxheti i familjeve shqiptare do jetë edhe më i shtrënguar për shkak të taksave të reja që do bien si rrebesh mbi kokat e kryefamiljareve, siç është taksa mbi shtëpinë. Mbetet i pandryshuar për 2019 edhe angazhimi i qeverise për kontrata koncesionare dhe PPP të tjera të cilat njësoj si deri tani do jenë dhurata ndaj oligarkëve më të preferuar të qeverisë. Mekanizmi është i njëjti me koncesionet e dhëna gjatë mandatit të parë – krijohet një kompani e re, enkas për “tenderin” që do zhvillojë qeveria; kompani pa ekperiencë por besnike, mundësisht offshore, dhe kështu përmes një procesi të pilotuar të prokurimit publik, ku mungon gara dhe transparenca, kjo kompani “fiton” fonde për të dhënë shërbime publike të cilat në shumicën e herëve janë fiktive, dhe kështu paratë publike nuk i kthehen shqiptarëve por përfundojnë në pak xhepa e llogari bankare.

Shembull tipik është rasti i Unazës së Re, ku kompania ishte e sapo regjistruar, pa asnjë ekperiencë dhe komptencë, e lidhur drejtpërdrejtë me politikën, fatura e 1 kilometri rruge shkoi 22.5 milionë Euro, dhe letrat e kompanisë ishin falsifikuar deri në SHBA. Siç e do zakoni, shumica e mediave do flasin për suksese të mëdha ekonomike, por në 2019 familjet shqiptare nuk do të përjetojnë ndonjë rilindje në 2019, ato do vazhdojnë të picërrojnë sytë në këtë muzg të gjatë të pengmarrjes nga banda politike e radhës.

Burimi: SCAN Magazine