“Para SPAK kush e meriton, edhe ata të botës tjetër”, Rama: Për presidentin do negociojmë me copa dhe çika që janë në PD

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të PD-së dhe situatës që aktualisht po ndodh brenda kësaj partie. Në “Opinion” Rama tha se për presidentin do negociohet me copa dhe çika që janë në PD.

Fevziu: Kë njihni si opozitë?
Rama: Ku ka drejtues PD-ja? Si të njoh? Ku ta gjej? Ska! Ku ka drejtues PD? Kush është drejtues? Ai nuk është drejtues, por Komision. Kë të njoh? Për presidentin do negociojmë me copa dhe çika që janë aty në PD. Këtë se kam unë, e ka Balla dhe Elisa. Berisha është përfaqësues i botës tjetër. Kemi përfaqësues nga Tropoja, Saranda, Gjirokastra, dhe nga bota tjetër. Ky është fakt. Ai është i zyrtarizuar nga bota tjetër. Në SPAK do shkojnë të gjithë ata që e meritojnë, qofshin ata të botës tjetër dhe ata të kësaj bote.

Fevziu: A ka para të pista në Shqipëri?
Rama: Të them që nuk ka para të pista, do të thotë që të bëj një deklaratë të tepër. Ka para të pista në xhiro, në Tiranë dhe Holandë dhe në Britaninë e Madhe. Ne në raport me këtë jemi; shikoni Tiranën dhe kujtoni se ku ishim dje. Nga erdhi gjithë kjo xhiro e madhe? Nga puna!