Papunësia u rrit! Regjistrohen 17 mijë më pak të punësuar

Papunësia në Shqipëri u rrit me 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, teksa krijimi i vendeve të punës në ekonomi është ngadalësuar ndjeshëm. Instituti i Statistikave raportoi se, në fund të 2018-s, shkalla zyrtare e papunësisë arriti në 12.3 për qind, nga 12.2 për qind që ishte një tremujor më parë.

Ky është tremujori i parë në 3 vite që shkalla e papunësisë shënon rritje, pasi nga fundi i vitit 2015 ky tregues ka ardhur vazhdimisht në rënie. Por, çfarë ka ndodhur në tregun e punës? Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se ekonomia nuk po prodhon më punësim.

Në fakt, INSTAT përdor dy metoda për të matur punësimin. E para është anketa e forcave të punës, e cila e mat punësimin përmes sondazheve që INSTAT kryen pranë një kampioni familjesh të shpërndara nëpër Shqipëri. Sipas kësaj ankete, në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar, ekonomia shqiptare krijoi gjithsej vetëm 4.000 vende të reja pune, gjë që përbën një nga ritmet më të ulëta të rritjes së punësimit, raporton Top Channel.

Por metoda e dytë, ajo e të dhënave administrative jep një panoramë edhe më të zymtë sesa kjo. Sipas listëpagesave që bizneset dorëzojnë te Tatimet, numri i të punësuarve në ekonomi, jo vetëm që nuk u rrit në tremujorin e katërt, por ra me 17 mijë vetë, ku ulja më e madhe është vënë re te të punësuarit në biznesin privat.

Një pjesë e këtij efekti mund të jetë e lidhur me mbylljen e lojërave të fatit, por shkaku kryesor për rritjen e papunësisë duket pafuqia e ekonomisë për të krijuar vende të reja pune. Një tendencë e nisur që në fillim të vitit të kaluar, i cili në terma të punësimit rezulton më i dobëti në 4 vite.