Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar rreth lajmeve të ndryshme për ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri, ku do të strehoheshin mbi 600 mijë të tillë.
Majko ka shkuar më tej teksa ka mohuar edhe kushtëzimin për hapjen e negociatave me BE-në me ngritjen e kampeve për refugjatët, duek theksuar se një ftesë e tillë më mirë do të ishte të mos vinte fare, pasi së pari do të ishte jo evropiane, e së dyti Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së tij sociale.
“Nëse ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane. Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë”, shkruan Majko.