Pamjet e frikshme nga Kina/ Njerëzit po vdesin rrugëve

Ndërsa koronavirusi vdekjeprurës është shpërndarë në Wuhan, banorët kinezë janë gjendur të pajetë ose pandjenja nëpër rrugë

Wuhan, ku rastet e koronavirusit u raportuan për herë të parë para shpërthimit në botë, është quajtur “toka e fantazmave”.

Fotografitë në mediat sociale tregojnë se njerëzit u shembën në rrugë dhe në dhomat e pritjes në spital në mes të epidemisë e cila ka marrë jetën e të paktën 26 njerëzve.

Një foto tjetër tmerruese tregon një burrë që thuhet se ka vdekur në tokë me gjak të derdhur nga goja e tij.

Një faqe lokale e lajmeve në Wuhan raporton se viktima në foto vdiq nga koronavrius.